Çmimi “Ora e Presidentit”, i ndahet Enver Malokut

Kultura

Çmimi “Ora e Presidentit”, i ndahet Enver Malokut

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:12

Nëndega e LDK-së në Gjermani Nordrhein Westfalen, ka nderuar post mortum gazetarin, publicistin, veprimtarin e devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorin e presidentit Ibrahim Rugova, Enver Malokun me çmimin tradicional “Ora e Presidentit”.

Kryetari i nëndegës së LDK-së, Jakup Gërguri vlerësoj lartë figurën e veprimtarit Maloku, duke thënë se shkrimet e tij në buletinin “Informatori” nuk ishin vetëm analiza që shkruheshin pas një ndodhie, por ishin edhe tekste që sinjalizonin atë që do të ndodhte.

“Informatori doli për 7 muaj dhe ata ishin muajt më dinamik të një informimi shumë të vështirë të asaj kohe. Kjo veçanti e Enver Malokut, dhe këtë ritëm kaq të lartë pothuajse të pamundur, atij ai impononte vetë natyra e tij e gjallë burrnore, guximi për të vërtetën edhe kur përballej në situata të rënda personale të jetës, siç ishte ajo e tentim atentatit në korrik të vitit 1998”, tha Gërguri.

Ndërsa, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se për shqiptarët kudo që janë veprimtaria dhe puna e Enver Malokut flet shumë. Ai kërkoi që kriminelët që vranë Malokun të dalin para drejtësisë, obligim ky që duhet të jetë për të gjitha institucionet e vendit.

Doruntina Maloku, vajza e Enver Malokut falënderoj nëndegën e LDK-së për këtë çmim, ndërsa kërkoj nga institucionet e vendit që të merren me zbardhjen e vrasjes së z. Maloku, por edhe të të gjithë veprimtarëve tjerë të LDK-së të cilët u vranë në pabesi. “Institucionet e vendit duhet të bëjnë punën e tyre të pandikuara nga politika dhe të hetojnë gjitha vrasjet e veprimtarëve të devotshëm”, tha Doruntina Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat