QKK e Shqipërisë hap konkurs për projekte kinematografike

Kultura

QKK e Shqipërisë hap konkurs për projekte kinematografike

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:42

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka hapur konkursin për projektet kinematografike, si dhe konkurrimin edhe për filmat e kategorisë independent.
Konkursi për projektet kinematografike kërkon dhe do të përfshijë gjinitë e filmave si, filma artistik me metrazh të gjatë, filma artistik me metrazh të shkurtër, filma të animuar, festivale dhe javë filmi, si dhe botime të ndryshme kinematografike.
Nga ana tjetër, QKK-ja për konkurrimin për filmat e kategorisë indipendent, do të kërkohen dhe do të përfshihen filmat artistikë metrazh i gjatë, filmat artistikë metrazh i shkurtër, si dhe filmat dokumentarë. Projektet do të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Projektet e depozituara në konkursin e hapur në vitin 2013, janë të vlefshme, pasi të depozitohen këto dokumenta shtesë:
- Skenari i projektit filmik, (në rast se ka pësuar ndryshime)
- Plani financiar, (në rast se ka pësuar ndryshime)
- Buxheti i filmit, (në rast se ka pësuar ndryshime)
- Relacion për ecurinë e projektit (që përfshin ecurinë e projektit gjatë peridhës kohore (Maj 2013-Shtator 2014).
- Kontrata bashkëprodhimi,
- Letra qëllimi,
- Dokumenta të tjera, të cilat vlerësoni që mund të ndikojnë
pozitivisht për projektin.
Afati i fundit për paraqitjen në QKK të projekteve të reja, apo dokumentacionit plotësues (për projektet e paraqitura në vitin 2013) do të jetë 3 Shtator 2014.
QKK sjell në vëmendje se për të konsideruar projektet në konkurrim, duhet të plotësohen këto dy kushte:
- Shtëpia filmike të jetë regjistruar në QKK për vitin 2014
- Një shtëpi filmike nuk mund të paraqesë më shumë se dy projekte në konkurrim, (nga të cilët vetëm njëri prej tyre mund të jetë film artistik me metrazh të gjatë). Gjithashtu, secila prej shtëpive filmike mund të angazhohet njëkohësisht edhe me produksionin e një ose më shumë projekte të kategorisë së filmit independent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat