Gazmendi që pikturon ëndrrat e tij!

Kultura

Gazmendi që pikturon ëndrrat e tij!

Nga: Intervistoi: Florim A.Gashi Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:26

Gazmend Freitag është artisti qe me përkushtim te madh po lenë gjurmë ne artin pamor në Austri.Veprat e tij artistike janë te shumta dhe te veçanta. Jeta e tij ishte e vështirë dhe më plot sfida por qe për Gazmendin te gjitha ishin te përballueshme fale punës se tij qe triumfoj me sukses.

Serioziteti i të qenit piktor kërkon kohë e dije, kjo e detyron Gazmendin të kryen studime private tek disa mjeshtër me përvojë. Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të autorit ambicioz.

''Ëndrra ime ishte te bëhem piktor. Me ardhjen time ne Gjermani me 1990, ishte koha dhe momenti për tu marre me pasionin tim ne art i cili ringjallet nga thellësia e nënvetëdijes sime. Këtu mu dha mundësia te njihe dhe konfortohem me ngjyrat e vajit për here te pare dhe isha i fascinuar menjëherë ne to'' shprehet Gazmendi, detajet i sjell intervista ne vazhdim.

Si nisi e tërë kjo dashuri mes teje dhe Artit. E trashëguat apo thjesht e mbizotëroni si një talent?
Dashuria dhe talenti për art me duket se ka lindur bashkë me mua. Askush ne familjen time nuk është marre me art. Kjo dashuri u zgjerua ne shkolle ku krahas lendes se gjuhës shqipe, lënda e vizatimit ishte me e preferuara për mua.

Pikturat e tua janë te veçanta. Ju bëjnë qe te veçoheni si njeri nder artistet e suksesshëm qe keni prekur Artin pamor, nga vjen ky vullnet, imagjinata juaj?
Pikturimi është domosdoshmëri për mua, se unë nuk mundem pa pikturuar, nuk di edhe si ta shpjegoj, sikur kur ke etje dhe ke nevoje te pish ujë. Kështu qe, unë shuaj etjen shpirtërore duke pikturuar motive nga vendlindja qe kam jetuar 22 vite. Jam i Mbushur me aq shume energji ne brendësin time saçe nuk po ia dale nga koha qe ti realizoj te gjitha ne vepër. Përgjatë punës sime me ngjyra nevojitet një disipline dhe përkushtim i veçantë mbase unë i takoj një lloj realizmi modern, figurativ.

Sa te inspiron muzika qe ta ndërlidhesh me artin ne pikturat e tua qe ti bene?
Muzika është ushqim shpirtëror i pashmangshëm edhe për mua, por nuk është domosdoshmëri përgjatë pikturimit. Kur pikturoj me nevojitet një qetësi totale rreth meje, ne ketë mënyrë pasqyrohet pastaj një aura e posaçme qe unë e reflektoj ne pëlhurë.

A ju është paguar ndonjëherë guximi qe keni marrur për artin?
Mbase unë nuk pikturoj për te arritur ndonjë komercialitet. Kohe pas kohe ndodhet qe njëra ose tjetra pikture gjen dashamire ku.Edhe shpërblehem me një vlere te merituar.

Pikturat e tua ne vete përmbajnë shume ngjyra, din te luash me to, si i perceptoni ato?
Unë përdori vërtet gati te gjitha tonet e ngjyrave duke i marre realisht me shqisën e te pamurit, bej përzierjen e tyre për ta arriture efektin e dëshiruar.

A është vështirë ti ndani pikturat tuaja qe i keni me për zemër, ka ndonjë nga ato qe e keni me te veçante?
Kam disa piktura qe i mbaj për vete dhe nuk do ndahesha nga to, siç janë “Baresha”, “ Ura e gurit ne Prizren”, “ Die junge Nadege”.

Keni qen i pranishëm dhe lirisht mund te themi edhe triumfuese neper ekspozita te ndryshme, keni eksperienca te mira nga to, si janë pritur punimet tua ne përgjithësi dhe sa është e vështirë sot te kesh një ekspozite?
Kritikat pozitive qe marre, natyrisht me gëzojnë. Jetojmë ne një kohe shume te ndërlikuar dhe dinamike dhe gati është vështirë. Ne te gjitha artet për te depërtuar te publiku i gjere. Unë nuk ekspozoj shpesh, i hollesoj gjerat mire dhe pastaj pranoj ofertën Për te ekspozuar. Kontaktet me galeritë dhe njerëzit e kulturës janë te domosdoshme qe nuk është edhe lehte te gjenden. Pavarësisht se sot e posedojmë boten e internetit, prapëseprapë kontaktet personale e kanë vlerën e vete.

Çfarë është e veçante ne punimet tuaja, çka cilësoni si magnet pasi ato vërtetë tërheqin syrin dhe mendjen tone?
Si e veçante ne krijimtarinë time është ndoshta se unë mund te jem shume emocional dhe ketë brendësi shpirtërore e paraqes.
Ne pikturim. Punoj shume gjate ne një pikture, ngadalë, thuaja se unë jetoj me pikturat e mia ne përditshmëri, shuaj
Mallëngjimin e botes sime shpirtërore dhe një dite e vlerësoj pikturën si te përfunduar definitivisht. Nuk janë vetëm ngjyrat por
Vizat dhe kompozicioni ne stilin tim figurativ qe mund te vlerësohet ndoshta si e veçante, qe ta kem nënshkrimin tim.

Si e sheh rinin tone, sa është interesimi i tyre ne fushën e Artit, dhe sa ka talent te tille?
Rinia shqiptare është shume e vetëdijesuar ne shijen e vlerave te artit. Talente te lindura ka mjaft por edhe te tille qe studiojnë
Artin. Mendoj se ne jemi edhe si popull shijues te denje te se mirës, te se bukures ne shpirt dhe ne natyre.

Projektet qe do i shpaloseni ne një te ardhme te afërt?
Me 26 korrik, pra javën qe po vjen, ekspozoj kolektiv ne Bratislava (kryeqytetin e Sllovakisë), se bashku me artistet italian. Kjo Ekspozite ka karakter internacional dhe jam shume i lumtur qe me është dhëne kjo mundësi. Ne ketë rast dua ti falënderohem përzemërsisht mikeshës sime artistes nga Shqipëria SUADA ELISBAR e cila jeton dhe vepron ne Itali, qe me ka preferuar mua te kuratorja italiane zonja Romina Sangiovanni, qe unë nga Austria te jem pjesëmarrës me 3 eksponate ne ketë ekspozite!
Ndërsa ne tetor te këtij viti, është planifikuar ekspozita e radhës gjithashtu kolektive e kuratuar nga zonja Ursula Pfeiffer e cila
Edhe presidente e “galeriestudio38” ne Vjene, ku unë jam edhe piktor i anëtarësuar këtu.

Një mesazh i juaj për te gjithë lexuesit tonë?
Ju falënderoj përzemërsisht për interesimin e kësaj interviste me mua, përkrahjen dhe iniciativën e marre për te prezantuar artistet nga Diaspora. Ne ketë mënyrë se bashku ndihmojmë edhe imazhin tone te pastër ta paraqesim ne bote. Lexuesve iu preferoj te punojnë shume se ne ketë mënyrë herët a vone do te rezultojë edhe suksesi. Jeta është shume me e arsyeshme kur ke ëndërr, kur beson ne diçka dhe punon ne realizimin e saj.Ju faleminderit përzemërsisht dhe gjithë te mirat!

Biografia e Gazmend Freitag në shqip
Fëmijëria

Gazmend Freitag u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm. Atë vit babai i tij , Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar. Nëna e Gazmendit, Qamilja, është amvise dhe nuk zotëron shkrim lexim, por është një grua bujare, e dashur dhe shumë shpirtmirë. Ajo lindi pesë djem dhe asnjë vajzë, nga të cilët Gazmendi i treti. Nëna kishte një dashuri të madhe për fëmijët e saj, kujdesej për ushqim, veshmbathje, shëndetin e fëmijëve. Si nënë kishte dëshirë të madhe që fëmijët të shkolloheshin dhe tregonte kujdes të veçantë për vazhdimin e rregullt dhe zellin e tyre në mësime.
Qe si fëmijë Gazmendi dallohet me prirjen e ti për vizatim. Ai si nxënës krahas vizatimit ishte i përkushtuar edhe ndaj letërsisë. Familja e tij nuk kishe njohuri nga arti dhe letërsia, andaj mungoi edhe përkrahja e saj ndaj prirjeve të fëmijëve.
Nga të gjithë vëllezërit, Gazmendi dallohet me prirjen për artin figurativ, vizatimet e tij që në shkollën fillore i zbukuronin muret e saj edhe pse ato nuk zgjuan ndonjë vëmendje të veçantë. Vëmendja do të lindë tek pasi Gazmendi e fiton mirënjohjen nga “Rilindja për Fëmijë” e cila botohej çdo të martë, shtojcë e gazetës Rilindja në Kosovë. Gazmendi zuri vendin e tretë në Kosovë me poezinë e tij.
Shkollimi
Vizatimet e para të fëmijërisë si nxënës i ruhen në arkivat e shkollës fillore në fshatin e tij ku kreu katër klasë. Shkollimin e mëtejmë Gazmendi e vazhdoi në Fortesë, në ciklin e lartë të fillores nga klasa e pestë deri në të tetën. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasat e tretë e të katërt në gjimnazin e Prizrenit, ku edhe banonte. Pas përfundimin e gjimnazit si teknik i punëve administrative e regjistron Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1987, kur edhe detyrohet të shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Pas shërbimit ushtarak një vjeçar ai u kthehet studimeve në vitin 1988. Kjo ishte koha më hidhur e Gazmendit pasi posa kishte mbaruar dy semestra mbyllet me dhunë Universiteti i Prishtinës për shqiptaret nga pushtuesit serb. Studentët organizojnë protestat e tyre në vitin 1989 për mbrojtje të UN- dhe studimeve ku Gazmendi ishte në mesin e tyre. Shumë nga ata do e paguajnë edhe me jetën e tyre e të tjerët arrestohen dhe priteshin të arrestohen ndër ta edhe Gazmendi. Ishte një situatë e rëndë dhe ai kthehet në vendlindje me shpresa të thyera.
Shpërngulja e detyruar
Kjo gjendje e pashpresë e detyron që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja për në Gjermani, kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës, përkundër dëshirës së prindërve të cilët donin që Gazmendi të bëhej jurist. Prindërit e arsyetonin dëshirën e tyre me karakterin e fortë dhe largpamës të djalit të tyre. Prej viti 1990 deri në vitin 2003, ai ndjekur kurse në akademi të ndryshme arti për studime portreti me ngjyra vaji. Në vitin 2013 fillon studimet në Universitetin e Arteve në Linz, drejtimin Nudo te profesoresha e njohur Annelies Oberdanner, ku edhe ka absolvuar me sukses.
Grafika dhe punimet mes vjetëve 2000-2010
Serioziteti i të qenit piktor kërkon kohë e dije, kjo e detyron Gazmendin të kryen studime private tek disa mjeshtër me përvojë. Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të autorit ambicioz.
Ëndrra ime ishte te bëhem piktor. Me ardhjen time ne Gjermani me 1990, ishte koha dhe momenti për tu marre me pasionin tim ne art i cili ringjallet nga thellësia e nënvetëdijes sime. Këtu mu dha mundësia te njihe dhe konfortohem me ngjyrat e vajit për here te pare dhe isha i fascinuar menjëherë ne to.
Ne Gjermani kam jetuar 1990 – 2003. Isha i martuar me një gjermanesh ku edhe na kanë lindur 3 vajza. Me 2000 jam i divorcuar nga gjermanesha! Me 2004 kaloj ne Austri, ne qytetin Linz. Këtu bëra studime portretesh me vetiniciative. Me 2013 u pranova ne Universitetin e artit ne Linz dhe absolvova ne studimet ne zhanrin e Nudos! Jam piktor i pavarur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat