Teatri Kombëtar drejt rinovimit të pestë brenda 14 vjetësh

Kultura

Teatri Kombëtar drejt rinovimit të pestë brenda 14 vjetësh

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:39

Që nga paslufta e deri më tani, objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës është rinovuar katër herë.
Një tjetër ndërhyrje është paraparë për këtë vit, dhe për 14 vjet i bie të jetë e pesta. Gati 50 mijë euro do të shpenzohen për fasadimin e mureve dhe për shkallët e jashtme, por stafi i këtij institucioni përkundër rinovimeve nuk po bëhet rehat. Krejt ato që janë bërë deri më tani, menaxhmenti i TKK-së dhe ai i Baletit Kombëtar të Kosovës që janë nën një kulm, i cilësojnë arnime. Rinovimi i fundit qe ai i vitit 2010, kur u shpenzuan 150 mijë euro. Rinovimi i parë qe ai i vitit 2000, për të vazhduar edhe më 2004 dhe 2007.

Pavarësisht këtyre, Ministria e Kulturës qysh vitin e kaluar vendosi për ndërhyrjen e pestë në këtë objekt, por prej shtatorit të vitit të kaluar është munduar që përmes procesit të prokurimit publik të bëjë rinovimin e TKK-së. Kompania tashmë është përzgjedhur pas dy proceseve të dështuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat