Billy Joel, do të nderohet me çmimin “Gershwin”

Kultura

Billy Joel, do të nderohet me çmimin “Gershwin”

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:56

Fituesi i çmimit “Grammy”, këngëtari dhe autori i teksteve të këngëve të njohura në botë, Billy Joel, që ndër të tjera ka shkruar edhe “Piano Man” dhe “New York State of Mind”, do të nderohet me çmimin “Gershwin” të Biblotekës Kombëtare amerikane.

Kjo e fundit e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se këngëtari dhe autori 65 vjeçar do të jetë fituesi i gjashtë i këtij çmimi që nderon individët për arritje jetësore në muzikë.

Çmimi e mban emrin e autorëve të famshëm të këngëve, George dhe Ira Gershwin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat