Ja cilat ishin të fshehtat e mëdha të Shekspirit

Kultura

Ja cilat ishin të fshehtat e mëdha të Shekspirit

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:34

Uilliam Shekspir konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj në të gjithë historinë botërore. Megjithatë, ka jashtëzakonisht shumë mistere rreth jetës së tij private. Ja cilat janë disa nga misteret më të mëdha të jetës së Uilliamit.

1. Prindërit e Shekspirit, Xhon dhe Meri Shekspir, me shumë mundësi kanë qenë analfabetë.

2. Shekspiri u martua me një grua më të madhe se vetja. Uilliam ishe 18 vjeç dhe Anne Hathaway, e bija e një fshatari, 8 vjet më e madhe.

3. Ai pasuroi anglishten me fjalë të reja. Prej tij lindën emrat Olivia, Miranda, Xhesika dhe Kordelia.

4. Uilliam mbante vath prej ari.

6. Shekspir ka vdekur në një moshë të madhe për kohën kur ai jetoi. Në shekullin që jetoi Uilliam, njerëzit vdisnin që 30 apo 40 vjeç, ndërkohë që shkrimtari i madh anglez vdiq 52-vjeç.

7. Në kohën që vdiq Uilliam, varret dëmtoheshin dhe grabiteshin. Ja çfarë shkruhej në pllakën e varrit të Shekspirit. “I dashur mik, për hir të Zotit mos e prek këtë varr. Je i bekuar nëse më lë të prehem në paqe, je i mallkuar nëse trazon kockat e mia”.

8. Ka nga ata që dyshojnë se pjesa më e madhe e veprave të Shekspir janë shkruar nga njerëz të paguar. Ka dhe nga ata që thonë se “Shekspir’ është pseudonim i një njeriu që ende nuk njihet se kush mund të jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat