​ Në Gjakovë, Ali Podrimja rikthehet i skalitur në bronz

Kultura

​ Në Gjakovë, Ali Podrimja rikthehet i skalitur në bronz

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 22:59

Nuk mjaftoi një vit që Komuna e Prishtinës të sigurojë një vend për vendosjen e bustit të poetit të ndjerë Ali Podrimja, i cili kishte mbetur në atelienë e skulptorit Luan Mulliqi.E kur kjo e fundit nuk bëri gjë, vetë autori i është drejtuar komunës së Gjakovës duke i kërkuar ndihmë për vendosjen e këtij busti.
E kur sot me 21 korrik, është data që shënon dy vjet të vdekjes së poetit, bustit ju bë një vend.

Busti i poetit Ali Podrimja, është vendosur në parkun që mbanë po të njëjtin emër, në Gjakovë, “Ali Podrimja”.

Ky park u mundësuar nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili u ndërtua pranë shkollës së parë shqipe, pranë shkollës së Muzikës, pranë Kullës së Sylejman Vokshit. Ky park lidh pjesën e vjetër me pjesën e re të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat