Culture for All thërret filmbërësit

Kultura

Culture for All thërret filmbërësit

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 15:53

Projekti i financuar nga BE-ja Culture for All i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka hapur konkursin për financimin e 3 dokumentarëve apo filmave të shkurtër artistikë me qëllim të pjesëmarrjes së tyre të mundshme në festivalet ndërkombëtare të filmit.

“Filmat mund të lidhen me fusha të ndryshme me interes të shoqërisë civile, të cilat shfaqin potencial për zhvillim, risi dhe investime kulturor Objektivat e këtij aktiviteti janë: inkurajimi i ndërhyrjeve cilësore artistike në sektorin audio-vizual; ofrimi i vizibilitetit për krijimet e regjisorëve të njohur dhe të rinj të Kosovës, në fushën e filmit dhe prodhimeve audio-vizuale; rritje e pranisë së krijimeve audio-vizuale të Kosovës në nivele të BE-së dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Culture for All

Kandidatët ftohen të dorëzojnë: koncept notën (sinopsin) e dokumentarit apo filmit artistik të propozuar, shembuj të punimeve video të mëparshme, aplikuesit e rinj duhet të vërtetojnë se do të punojnë me regjisor dhe/ose producent me përvojë, specifikimet teknike të filmit të propozuar: kohëzgjatja, formati (cilido format digjital), thuhet mes të tjerash në këtë thirrje për aplikim. etj.
Ndarja maksimale për një film është 5 mijë euro, ndërkaq afati përfundimtar është deri më 25 gusht, 2014./kultplus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat