Ndërron jetë legjenda e kitarës, Johny Winter

Kultura

Ndërron jetë legjenda e kitarës, Johny Winter

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 15:03

Kitaristi amerikan i zhanrit ‘blues’, Johnny Winter, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, gjatë një turneu në Zvicër.

Winter ka fituar famë në fund të viteve 1960, pasi revista “Rolling Stone” ka shkruar për skenën muzikore në Teksas, duke e cilësuar atë si pikën më të nxehtë pas Janis Joplin.

I lindur në Beaumont të Teksasit, më 1944, Winter ka luftuar me varësi nga kemikate të ndryshme gjatë jetës së tij, por ka qenë i njohur si një nga kitaristët më të mëdhenj në botë të muzikës blues, duke performuar me legjendat si Muddy Waters dhe John Lee Hooker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat