“Tri dritare dhe një varje” në konkurrencë zyrtare në festivalin e filmit të Sarajevës

Kultura

“Tri dritare dhe një varje” në konkurrencë zyrtare në festivalin e filmit të Sarajevës

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 13:51

Filmi i regjisorit Isa Qosja “Tri Dritare dhe një Varje” me skenar të Zymber Kelmendit, do ta ketë premierën botërore me daten 19 Gusht në edicionin e 20-të të Festivalit të filmit në Sarajevë, i cili do të mbahet prej 15 deri më 23 Gusht 2014. Filmi është ftuar të marrë pjesë në konkurence zyrtare të këtij festivali.
Filmi “Tri Dritare dhe një Varje” i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës është prodhim i kompanisë CMB productions me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.

Në film luajnë: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Xhevat Qorraj, etj. me mysafir special, aktorën e mirënjohur Mirjana Karanovic, ndërsa drejtor i fotografisë është Gokhan Tiryaki, i njohur për punën e tij në filmat e regjisorit të mirënjohur turk Nuri Bilge Ceylan.
Filmi është prodhuar në koproduksion me kompaninë “NiKo Film” nga Gjermania.
Lushja, e luajtur nga Irena Cahani, një mësuese e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja e saj, i tregon në intervistë një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera nga fshati janë dhunuar gjatë luftës. Si pasoje e kësaj, burrat e fshatit kërkojnë largimin e saj nga fshati, me arsyetimin se ajo i ka turperuar. Filmi si temë trajton pasojat e dhunimeve të luftës në familje dhe në rrethin ku jetojnë, pasoja të cilat viktimizojnë femrat në vazhdimësi.
“E konsideroj nje vleresim pjesemarrjen e filmit “Tri dritare dhe nje Varje” në festivalin prestigjioz të Sarajevës. Aty është tani epiqendra e ngjarjeve kulturore të kinematografise në Ballkan. Pjesemarrja në konkurencë zyrtare është avancim i filmit Kosovar” u shpreh regjisori Qosja.
Drejtori i QKK-se Arben Zharku tha:” Pas një pune të gjatë dhe me një ekip të mrekullueshëm, premiera në Sarajevë është një mirënjohje për të gjith”

Ndërsa producentët thanë se: “ftesa për pjesëmarrje në konkurencë zyrtare në festivalin e filmit në Sarajevë, e rikonfirmon bindjen tonë se ky film ka potencial.

Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 Euro, ku QKK e ka mbeshtetur me 250.000 EUR.
Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezentimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në Nëntor të 2012 në Cottbus të Gjermanisë.
Poashtu, në vitin 2013, në edicionin e 19-të të Festivalit të Sarajevës, në Seksionin “Work in Progress”, filmi ka fituar çmimin e parë, si projekti më premtues, çmim ky që jepet nga kompania prestigjioze e post-produksionit “Post Republic” nga Berlini e që ka vlerën prej €80,000 shërbime të post-produksionit.
Për publikun Kosovar filmi pritet të jepet në fillim të muajit shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat