Shkrimi “i panjohur” i Kadaresë: Ç’më ndodhi më 29 prill 1994

Kultura

Shkrimi “i panjohur” i Kadaresë: Ç’më ndodhi më 29 prill 1994

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 08:52

Revista franceze "Le Nouvel Observateur" shumë kohë përpara se të vinte dita e 29 prillit 1994, iu ishte drejtuar rreth njëqind shkrimtarëve botërorë si Gabriel Garcia Marquez, Vaslav Havel, Günter Grass, Umberto Ecco, Milan Kundera, Salman Ruzhdie, José Saramago, Norman Mailler, Vargas Llosa, Octavio Paz etj., midis tyre edhe Ismail Kadaresë, për ta përshkruar se çfarë u kishte ndodhur atë ditë. Kadare, ishte në Tiranë atë ditë dhe rrëfen ditën e tij nga mëngjesi deri në darkë, prej lajmeve e zhvillimeve të ditës e deri tek bisedat nën zë, për shërbime sekrete e ngjarje që mund të ndodhnin e që koha tregoi se nuk ndodhën. Lexuesit shqiptarë e mësuan se si Kadare e kishte përshkruar këtë ditë, pasi Helena Kadare botoi kujtimet e saj.

DITA E 29 PRILLIT
"Ngaqë ka disa javë që ndodhem në Shqipëri, dita e 29 prillit, ashtu si të gjitha ditët e tjera, për shkak të dendësisë së ngjarjeve, ngjan si e pazakonshme. Duket sikur, sipas teknologjisë së krijimit letrar, e kam pasuruar atë, ashtu siç pasurohet minerali: Prej ngjarjeve të ditëve të tjera. Në të vërtetë, s'ka kurrfarë pasurimi dhe jam i sigurt se në qoftë se miqtë e të njohurit e mi të Tiranës do t'u bjerë rasti t'i lexojnë këto shënime, do t'i gjejnë ato disi të kursyera...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat