Sculp’edu 2014 thërret për aplikim

Kultura

Sculp’edu 2014 thërret për aplikim

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 13:49

Edicioni i ri i “Sculp’edu” organizohet në qytetin Prizrenit. Aktivitetet realizohen në “Hamamin e Gazi Mehmet Pashës” në datat: 3-7 shtator 2014
Sculp Fest fton të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia të aplikojnë në edicionin e tretë të festivalit Sculp’edu i cili ka karakter edukativ. Të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues do ta kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjëratave, punëtorive, debateve dhe fjalimeve të artistëve vendor dhe ndërkombëtar.
Temë qendrore e këtij edicioni do të jetë “Mbrojtja e Mjedisit” bazuar në nxitje të mendimit kritik.
Qëllimi i këtij festivali është vetëdijesimi i gjerë shoqëror mbi artin e skulpturës, përgatitja e studentëve për studime në artet aplikative dhe njoftimi i tyre me sistemet e edukimit të artit në vend dhe në rajon, shkëmbimi i eksperiencave për studentë dhe të rinj nga artistë dhe ligjërues ndërkombëtar dhe vendor.
Aktivitetet u dedikohen dy grupeve: të rinjve ku përfshihen nxënësit e vitit të III-të dhe të IV-të të shkollave të mesme që dëshirojnë të studiojnë për Art dhe Arkitekturë dhe studentëve ku mund të aplikojnë studentë që vijojnë studimet në Bachelor dhe Master në Fakultetin e Artit dhe Arkitekturës.
Të interesuarit duhet të aplikojnë në [email protected] deri më 20 Gusht 2014 në ora 16:00.
Formën e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: http://sculpfest.com/sculp-edu/KultPlus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat