Thaçi: Themeluam databazën e trashigimisë kulturore

Kultura

Thaçi: Themeluam databazën e trashigimisë kulturore

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 17:02

Përmes një postimi në facebook, kryeministri në detyrë, Hashim Thaci, premtoi përdorimin e teknologjisë së lartë, për të ngritur sic tha ai, efikasitetin e shërbimeve publike dhe transparencën.

Postimi i plotë në facebook i kryeministrit në detyrë:

`Sot kemi përuruar databazën e trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me partnerë të huaj e cila përmban të gjitha monumentet kulturore të Kosovës dhe do të shërbejë për të përmirësuar administrimin, mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e tyre. Ajo do të shërbejë gjithashtu si arkiv i pasurisë sonë kulturore për qëllime shkencore dhe edukative. Ky projekt është shembull i mirë i zbatimit të një ndër prioriteteve të qeverisjes sime, gjegjësisht Qeverisjes Elektronike. Ne do të përdorim gjithnjë e më shumë teknologjinë e lartë për të ngritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike dhe rritur transparencën. Shikoni në vijim faqen përkatëse të internetit: http://dtk.rks-gov.net/`

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat