Artistët ngushllojnë për vdekjen e Maazelit

Kultura

Artistët ngushllojnë për vdekjen e Maazelit

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 08:08

E gjithë bota e muzikës klasike ka filluar të shpreh ngushllimet për vdekjen e atij që është konsideruar si gjeni i muzikës klasike, Lorin Maazel.

Një nga dirigjentët më briliant të gjeneratës së tij, Maazel ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Ai ishte aq i talentuar sa qysh sa ishte fëmijë është konsideruar një gjeni.

Lorin Maazel ka qenë udhëheqës i filharmonisë së Nju Jorkut, orkestrës së Cleveland dhe filharmonisë së Minhenit në mesin e shumë pozitave të tjera.

Maazel ka vdekur në shtëpinë e tij në Virxhinia të SHBA-ve si pasojë e komplikimeve të penumonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat