Përfundon festivali EXIT - 200 mijë vizitorë

Kultura

Përfundon festivali EXIT - 200 mijë vizitorë

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 15:46

Më se 200 mijë vetë kanë qenë pjesë e festivalit EXIT, i cili për të pesëmbëdhjetën herë me radhë është mbajtur më 10-13 korrik në Novi Sad.

Gjatë katër ditëve të festivalit, për publikun që kishte ardhur nga shumë vende të botës, kanë performuar artistë dhe grupe të njohura të muzikës, si Hurts, Pet Shop Boys, Stromae, Suede, Damon Albarn, Gloria Gaynor, si dhe qindra artistë të tjerë në më se 20 bina.

Ndërkaq, avantura muzikore verore vazhdon në Budvë të Malit të Zi, ku më 15-17 korrik do të mbahet Sea Dance Festival. Në Plazhin Jaz do të performojnë më shumë se 120 artistë, ndër të cilët më së shumti pritet të ketë vizitorë koncerti i Jamiroquai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat