“Symbolon” koleksioni privat me 30 vepra të Gazmend Lekës

Kultura

“Symbolon” koleksioni privat me 30 vepra të Gazmend Lekës

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 10:00

Kjo është forma materiale e simbolit që në antikitet përfaqësonte një objekt, një pllakë argjile. Një objekt që ribashkon pas vitesh dy njerëz të dashur. Historinë e tij Gazmend Leka e jep në pikturën e cila i ka dhënë emrin ekspozitës “Symbolon”.

Janë 30 tablo të cilat vijnë në galerinë kombëtare të arteve prej koleksionit privat të Aleksandër Josifit në të cilin vepra e Lekës zë vendin kryesor.

Është piktura që Gazmend Leka ka bërë gjithmonë, një udhëtim në kulturat e lashta, sot të zhdukura, tek të cilat piktori kërkon shenja të mbijetura, apo ato që njeriu do donte të mbijetonin si domethënie të fshehura për një kohë të sotme.

Është piktura ku pavarësisht përdorimit të teknikave dhe materialeve bashkëkohore, mbetet grafika si shprehje e dëshirës për të treguar në të zezë.

“Symbolon” është paketim i ri i një krijimtarie statike në vite. Qëndron e hapur në Galerinë Kombëtare deri më 27 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat