Monumentet e kulturës, kreu i Akademisë së Shkencave: Po bëhet masakër në Apoloni

Kultura

Monumentet e kulturës, kreu i Akademisë së Shkencave: Po bëhet masakër në Apoloni

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:38

Kreu i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti denoncon ashpër dhunimin e monumenteve të kulturës. Në një deklaratë për media ai theksoi se në Apoloni po bëhet masakër. “ Po dhunohen monumentet e kulturës. Në Apolini po bëhet masakër. Të largohen platformat e skelat nga monumentet sepse janë të rrezikshme” është shprehur Korkuti.

Por Ministria e Kulturës me anë të një deklarate për media dy ditë më parë garanton dhe siguron se spektakli i organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë do të zhvillohet konform Kartës së Veronës 'Kartës për përdorimin e vendeve antike për spektaklin". Në njoftim thuhet se sipas Kartës së Veronës, mbështetet organizimi i spektakleve në vendet antike dhe parqet arkeologjike në gjithë Evropën, konservimi i këtyre strukturave ka kuptim vetëm nëse ato vihen në dispozicion të publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat