Pink Floyd me album të ri pas 20 vjetësh

Kultura

Pink Floyd me album të ri pas 20 vjetësh

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 12:45

Së shpejti, banda legjendare e Rock-ut “Pink Floyd” vijnë me një album, 20 vjet pas “The Division Bell”.

Lajmin e ka bërë publik në “Twitter” bashkëshortja e kitaristit David Gilmour.
“Disku pritet të dalë në muajin Tetor dhe do të quhet “The endless river””, shkruan Samson.
Në muajin Maj, Polly Samson kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të bashkëshortit të saj me 3 vajza të korit, që bënin prova në një studio.

Fansat e grupit janë duke pritur me padurim daljen e albumit, që është tërësisht me krijime të reja. Më 19 Shtator, në Milano, inaugurohet edhe ekspozita, e cila është kuruar nga bashkëpunëtori i tyre historik, Aubrey Powell, me të gjithë materialet e arkivuara nga banda legjendare e Rock-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat