Artistët e TKOB pa paga, bojkotojnë provat e koncertit

Kultura

Artistët e TKOB pa paga, bojkotojnë provat e koncertit

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 17:10

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit bojkotuan provat gjenerale të koncertit “Stabat Mater”.

Vendimi erdhi pasi mbi 100 prej tyre u është refuzuar paga e muajit Qershor.

Në datën 4 Korrik ata duhet të tërhiqnin në bankë pagën, por në llogarinë e tyre nuk është derdhur asnjë qindarke.

Ata që e kanë firmosur kontratën, nuk kanë patur problem dhe janë paguar normalisht.

Përballë këtij problemi artistët i kërkuan Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni arsyen e mospagesës.

Përgjigjja, sipas artistëve, ishte se për aq kohë sa nuk do të firmosen kontratat e reja individuale ata nuk do të paguhen.

Të gjendur nën presion, i gjithë komuniteti i artistëve që refuzojnë të firmosin kontratën individuale për aq kohë sa ajo shkel atë kolektive, i është drejtuar një studioje ligjore.

Sot përfaqësuesi i saj, avokati Spiro Dodobibaj ishte në skenë bashkë me ta.

Në përfundim 82 artistë firmosën këtë peticion ku kërkojnë zhbllokimin e pagave dhe shkarkimin nga detyra të Drejtorit të TKOB, Ilir Kerni.

Problemet në TKOB nisën në muajin Prill.

Artistët refuzuan te nenshkruajne kontraten e re inviduale, me pretendimin se ajo shkel nenin 171 të kodit të punës, kontratën kolektive dhe nenin 13 të ligjit për artin dhe kulturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat