Dy ansamble shqiptare në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar

Kultura

Dy ansamble shqiptare në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 15:23

Grupi polifonik “Zëri Bilbilit” i Sarandës sëbashku me grupin e Lunxhërisë të Gjirokastrës, kanë përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e 55-të Folklorik Ndërkombëtar , që u organizua në Myjava të Sllovenisë. Dy grupet shqiptare konkuruan mes 15 grupeve të tjera nga Rusia, Kazakistani, Indonezia, Çekia etj.

Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” dhe ai i Lunxhërisë Gjirokastrë u përfaqësuan në Festival me një program prej 30 minutash, ku spikatën këngët polifonike, vallja e burrave dhe vallja tradicionale e luajtur me orkestër.

E veçantë në Festivalin e 55-të Folklorik Ndëkombëtar në Myjava të Sllovenisë ishte se 15 minuta para shfaqjes së çdo grupi bëhej prezantimi artistik i grupit si dhe jepej një ekspoze e vendit që përfaqësonte grupi pjesëmarrës.

Krahas flamujve të tjerë të grupeve pjesëmarrëse në festival u ngrit edhe flamuri shqiptar.

Për dy ditë rresht festivali u ndoq nga rreth 15 mijë shikues.

Nga Myjava e Sllovenisë grupi “Zëri i Bilbilit” i Sarandës dhe ai i Lunxhërisë Gjirokastrë shkuan në Strazmic të Çekisë për t’u bërë pjesë e Festivalit të 65-të Folklorik Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat