GKK ka shpallur emrat e jurisë për çmimin Muslim Mulliqi

Kultura

GKK ka shpallur emrat e jurisë për çmimin Muslim Mulliqi

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 13:56

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur sot emrat jurisë për edicionin e dhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare Muslim Mulliqi. Juria e përbërë nga Laurence Rassel, Friderich Machede dhe Visar Mulliqi do të përzgjedhin fituesin e Muslim Mulliqit i cili merr çmimin për veprën më të mirë të paraqitur të artit dhe shpërblehet me shumën 3 mijë euro.

Ekspozita e kuruar nga Corinne Diserens dhe e titulluar SI E RËNË NGA QIELLI - një sens i mendësisë publike do të hapet të mërkurën me 9 korrik në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Muslim Mulliqi këtë vit bën bashkë 33 artistë kosovar dhe ndërkombëtar dhe shoqërohet nga një program i ligjëratave dhe shfaqjeve filmike.
Friderich Machede ka studiuar teologji, histori, dhe histori të artit në universitetet e Würzburg-ut dhe të Münster-it, dhe doktoroi mbi punën e skulptorit Ulrich Rückriem. Ai ka qenë asistent hulumtues në Universitetin e Münster dhe pastaj u bë Ndihmës Kurator në muzeun shtetëror të Vestphalisë për Art dhe Histori Arti në Münster. Ai ka kuruar disa ekspozita të artit bashkëkohor në Gjermani. Që nga qershori i vitit 2011 Friedrich Meschede punon si kreu i Galerisë se Arteve në Bielefeld.
Laurence Rassel është Drejtore e Fundació Antoni Tàpies, Barcelona, institucion i krijuar në vitin 1984 nga artisti Antoni Tàpies për të promovuar studimin dhe njohurinë mbi artin modern dhe bashkëkohorë. Fundació Antoni Tàpies kombinon organizimin e ekspozitave të përkohshme, programe të performancave, ligjërata dhe muzikë bashkëkohore së bashku me shfaqjet e punës së Antoni Tàpies.
Visar Mulliqi studioi Pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe më pas vazhdoj studimet master prapë në Pikturë. Mulliqi ka pasur një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale siç janë ekspozita në Galerinë Dodona në Prishtinë, Kosovë më 1997, në Galerinë Leechgasse në Graz, Austri më 1999, në Muzeum e Kosovës në Prishtinë në 2001 etj. Mulliqi gjithashtu ka marrë pjesë në disa
ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit si në Vjenë, Austri në ekspozitën ‘Stop the Violence’ në 1999, ekspozita ‘ONURFI’ në
Tiranë, Shqipëri në 2001 dhe disa ekspozita të tjera kolektive në Japoni, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër . Mulliqi gjithashtu ishte themelues i
‘Contemporary Art Center’ dhe ‘Video Art Festival’. Nga viti 1995 ai mban pozitën e Asistentit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dega pikturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat