Janis Joplin në pullë postare në SHBA

Kultura

Janis Joplin në pullë postare në SHBA

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:33

Pulla postare me fytyrën e këngëtares amerikane Janis Joplin shumë shpejtë do të lëshohet në qarkullim në SHBA, shkruajnë mediet amerikane.

Filatelistët, të pasionuar me vitet e 60-ta të shekullit të kaluar ndjehen jashtëzakonisht të lumtur. Pas një serie të pullave postare me figurat e legjendave të muzikës si Jimi Hendrix, Johnny Cash, Elvis Presley, Ray Charles dhe Buddy Holly, Posta Amerikane USPS ka vendosur që të nderojë ikonën e rokut, Janis Joplin (1943-1970).

Njerëzit të cilët qëndrojnë pas këtyre koleksioneve kanë premtuar se pullat e para me fytyrën e këngëtares së njohur do të përcillen me biografinë e saj dhe do të dalin në qarkullim gjatë gushtit.
Me stilin e saj unik të një hippi underground dhe me zërin e ngjirur mjaft karakteristik, Joplin e ka shënuar historinë e rokut dhe popit. Vdekja tragjike dhe e hershme në moshën 27 vjeçare, për shkak të konsumimit të heroinës, e kanë shndërruar atë në mit.
Fansat e saj, edhe më tej në numër mjaft të madh, tregojnë adhurimin ndaj artistes rebele e cila ishte para kohës në të cilën jetoi.
Drejtoresha e postës, Susan McGowan, ka shprehur kënaqësinë e saj për koleksionin e pullës postare të cilat u dedikohen pionierëve të rock’n’rollit dhe ka paralajmëruar rishtypjen e serisë së pullave postare me fytyrën e mbretit të rokut, Elvis Presley.

USPS ka në plan që serinë e ardhshme t’ia kushtojë një artisti tjetër të madh të skenës muzikore, James Brownit, dhe gjithashtu planifikon që të publikojë koleksionin që do t’i kushtohet adhuruesve të Jazzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat