Teatri Kombëtar s’ia sheh hairin ETC-së

Kultura

Teatri Kombëtar s’ia sheh hairin ETC-së

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 09:50

Më 1988 në Evropë do të themelohej Konventa Evropiane e Teatrit (ETC). Nga ky organizëm parashihet që anëtarët të përfitojnë nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin, por edhe nga vet Konventa.

Janë dy lloje anëtarësh në këtë rrjet, anëtar me të drejta të plota dhe anëtar i asociuar. I pari duhet të jetë teatër institucional, kombëtar apo i themeluar nga autoritetet.

Anëtar me të drejta të plota nënkupton që mund të votohet për president të ETC-së ose të marr pjesë në bordin administrativ. Po ashtu merr pjesë dy herë në vit në asamblenë e përgjithshme, ndërkaq ka qasje në përfitime dhe përkrahje logjistike për projektet që zhvillohen në kuadër të ETC-së.

Teatri Kombëtar i Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota në Konventë gjatë asamblesë së përgjithshme vitin e kaluar e cila është mbajtur në Tiranë. Për këtë anëtarësim TKK-ja ka paguar participimin prej 5 mijë e 500 euro. Por deri më tani nuk ka gëzuar asnjë përfitim apo përkrahje nga ETC-ja..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat