Kinemaja ABC sjellë edhe një tjetër premierë botërore

Kultura

Kinemaja ABC sjellë edhe një tjetër premierë botërore

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:23

Premiera botërore “Transformers:Age of Extinction” film me plotë aksion e aventurë, vjen edhe në ABC–në e Prishtinës që nga 4 korriku, për çdo ditë nga ora 19:30 dhe 22:30.

ilm ky që sjellë të mirën e të keqën, ku bota mundohet të marrë vetën pasi Transformuesit ishin zhdukur nga faqja e dheut. Kështu, një grup biznesmenësh dhe skenctarësh mundohen që të mësojnë nga Transformuesit për të zhvilluara shkencën. E ndërkohë një transformues nga kohët e lashta I kërcënon dhe e kështu fillon një aventurë dhe betejë në mes të mirës dhe të keqes.

Filmi zgjatë plot 2 orë e 37 minuta dhe shfaqet në 3D.

Nën regjinë e Michael Bay punuan, Mark Wahlberg, Brendon Thwaites, Nicola Peltz, Jack Reynor dhe Stanley Tucci.

E gjatë javës në ABC, adhuruesit e filmit do të mund të ndjekin filmat me plot aventurë, romancë, dramë e animacion si “How to train your Dragon 2” me regji të Dean DeBlois, dhe “The fault in our stars” nga Josh Bonne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat