Vushtrri, Procedohet konstituimi i teatrit të qytetit

Kultura

Vushtrri, Procedohet konstituimi i teatrit të qytetit

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 14:18

Me propozim të kryetarit të Komunës Bajram Mulaku, do të procedohet në takimin e rradhës të Kuvendit Komunal themelimi i teatrit të qytetit konform “Ligjit për Teatrot Publike”. Kryetari gjithashtu konform dispozitave ligjore ka emëruar këshillin drejtues të teatrit në përbërje prej pesë anëtarëve.

Ky këshill do të mbikqyr punën e teatrit, aprovon politikat e zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike, miraton programin artistik, shqyrton dhe miraton raportin vjetor financiar të teatrit. Gjithashtu këshilli drejtues harton dhe propozon statutin, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të teatrit si dhe do të kryhen procedurat e intervistimit për të zgjedhur drejtorin dhe udhëheqësin artistik.

Pas takimit të parë konstituiv të këshillit drejtues të teatrit me kryetarin, këshilli në një takim të mëpastajmë ka zgjedhur Milazim Sejdiun, kryetar të këtij këshilli. Në përbërje janë edhe aktorët Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia, Melihate Basholli dhe Agnesa Zuçaku. Anëtarët e këshillit drejtues të teatrit në takimin e parë të tyre kanë diskutuar edhe rreth hartimin dhe aprovimit të statutit të teatrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat