U shënua dita e librit në bibliotekën ”Hivzi Sylejmani”

Kultura

U shënua dita e librit në bibliotekën ”Hivzi Sylejmani”

Më: 23 prill 2014 Në ora: 16:32

ot në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, u shënua dita botërore e librit, ku u fol për jetën dhe veprën e autorit Ali Podrimja. Takimin e hapi nxënësja Dardana Fetahu, me poezinë “Dashuria” në shkruar nga autori Ali Podrimja, e më pas për biografinë e poetit dhe për kujtimet që kishin me të folën drejtori i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Munish Hyseni, si dhe shkrimtarja Ilire Zajmi-Rugova.

Në fund të këtij takimi u hap diskutimi dhe nxënësit patën rastin të shtronin pyetje dhe të mësonin më shumë për poetin Ali Podrimja, karakterin e tij, krijimtarinë e tij letrare por edhe e tij private.
Biblioteka “Hivzi Sylejmani” sot nëpër sheshet kryesore të Prishtinës po bën edhe regjistrimin falas të lexuesve, duke bërë kështu që të rritet numri i tyre në këtë bibliotekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat