Shënohet Dita Botërore e Librit

Kultura

Shënohet Dita Botërore e Librit

Më: 23 prill 2014 Në ora: 07:26

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit. Lidhur me rastin e kësaj dite edhe në vendin tonë, Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim në mënyrë vullnetare, kanë organizuar një aktivitet me moton “Sjell një libër që ke lexuar, dhe merr një që të pëlqen”.

Ky aktivitet do të fillojë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe do të mbahet pranë Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim, ndryshe njihet edhe si organizatë joqeveritare.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Ndërsa, 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995.

Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Kjo ditë është një mundësi për të nisur një fushatë të gjerë dhe të qëndrueshme për ngritjen e vetëdijes, duke synuar të mbështesë veprimin e akterëve lokalë dhe institucioneve në favor të librit dhe të leximit. Ajo bazohet në një qasje pjesëmarrëse dhe në partneritet me profesionistë, akterët politikë dhe përfituesit që nënkuptohet në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ndërsa edhe disa prej institucioneve në Kosovë do të bëhen sot, pjesë e aktiviteteve promovuese për të shënuar në media këtë datë të rëndësishme për librin dhe të drejtën autoriale dhe për të tërhequr vëmendjen në rëndësinë e kësaj date.

Historiku i kësaj dite:

Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidhe edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e përgjithshme e UNESCO me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend.

Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese.
- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/shenohet-dita-boterore-e-librit-15333/#sthash.v5aIPgci.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat