18 filma në garë për Palmën e Artë

Kultura

18 filma në garë për Palmën e Artë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:17

Kryetarja e jurisë së Festivalit të sivjetmë do të jetë regjisorja nga Zelanda e Re, Jane Campion, e vetmja grua që deri më tash ka arritur ta marrë Palmën e Artë për filmin ”The Piano” (1993).

Nga 1 mijë e 700 filma të cilët do të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, të 67-in me radhë, organizatorët kanë përzgjedhur 18 filma që do të konkurrojnë njëri tjetrin, në mesin e të cilëve do të jenë filmat e Jean-Luc Godardit, David Cronenbergut, vëllezërve Dardenne dhe Ken Loachit.

Në listë ndodhen filmi i Godardit "Adieu au langage" (Francë), "Maps to the stars" e Cronenbergut (Kanadë) dhe "Deux jours, une nuit" i vëllezërve belg Jean-Pierre dhe Luc Dardenne.

Festivalin do ta hap filmi jashtë konkurrimit "Grace of Monaco" i Olivier Dahanit, me Nicole Kidman në rolin kryesor.

Kryetarja e jurisë së Festivalit të sivjetmë do të jetë regjisorja nga Zelanda e Re, Jane Campion, e vetmja grua që deri më tash ka arritur ta marrë Palmën e Artë për filmin "The Piano" (1993).

Festivali do të mbahet nga 14 deri më 25 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat