Miss Shqipëria do të kurorëzohet në Kalanë e Ulqinit

Kultura

Miss Shqipëria do të kurorëzohet në Kalanë e Ulqinit

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:40

Vajza më e bukur shqiptare do të kurorëzohet në qershor, në Kalanë e Ulqinit. Kjo do të jetë hera e parë që një konkurs bukurie të organizohet në një kala jashtë Shqipërisë

"Miss Shqipëria" ka filluar përgatitjet e saj për konkursin e radhës. Kompania Deliart Asosiacion ka nënshkruar një marrëveshje me Komunën e Ulqinit ku do te zhvillohet konkursi, duke bërë të mundur që për herë të parë konkursi të zhvillohet në një kala jashtë Shqipërisë.

Në këtë ngjarje do të konkurrojnë vajzat më te bukura shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Konkursi që do të zhvillohet në fund të muajit qershor, do të nxjerrë misin e Kalasë së Ulqinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat