"ASK Film Festival" në fund të prillit

Kultura

"ASK Film Festival" në fund të prillit

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:41

Këtë vit, filma e dokumentarë nga Kosova, Singapori, Italia dhe Amerika do të vijnë në edicion.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Shkolla të Mesme ka nisur të mbahej në vitin 2009-2010 me ndihmën e Shkollës Amerikane në Kosovë. ASK Film Festival prezanton filmat e shkurtër dhe dokumentarët nga klasa e dramës dhe filmit nga kjo shkollë, por me pjesëmarrje edhe nga filmbërësit e rinj nga i gjithë planeti.
Këtë vit vjen edicioni i pestë i festivalit, e mbahet në datat 29 e 30 prill. Këtë herë në garë vijnë shkollat e mesme nga e mbarë bota e krejt në fund do të jepen çmimet edhe nga juria e ASK-së dhe studentët e kësaj shkolle.
Sivjet, filma nga Kosova, Singapori, Italia dhe Amerika do të vijnë në edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat