Edhe Dani largohet nga festivali ‘Kënga ime’

Kultura

Edhe Dani largohet nga festivali ‘Kënga ime’

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:14

Këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi-Dani, në një konferëncë të mbajtur sot, ka rikonfirmuar qëndrimin e të dielës, për anulim të pjesëmarrjes së tij në spektaktlin ‘Kënga ime’ në Shqipëri.
Dani tha se shkak i anulimit të pjesëmarrjes së tij në këtë spektakël ishte pjesëmarrja në këtë skenë e këngëtarit serb, Zdravko Çoliç.

“Me anë të kësaj deklarate publike, sot ju drejtohem, për t’iu komunikuar vendimin tim të prerë, me të cilin ju njoftoj se nga fillimi i kësaj jave, kam shkëputur bashkëpunimin tim që filloi para 1 muaji me festivalin mbarëkombëtar ‘Kënga ime’, në Shqipëri”, ka thënë Dani.

Këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani ka thënë se hapësira që i është dhënë Zdravko Çoliçit nga ana e organizatorëve, e ka bërë atë të ndjehet shumë i prekur.

“Fillimisht po ju them, Tirana mbetet kryeqyteti im. Pjesëmarrja e Zdravko Çolicit atje, dua të besoj se ka qenë një gabim padashje nga ana e organizatorit”, ka theksuar ai.

Ai vlerësoi se se këto ditë ka pasur edhe vlerësime kontradiktore rreth kësaj teme, por ka thënë se nuk mund t a gjejë vetën në një skenë të Tiranës me , Zdravko Çoliq.

Dani ka theksuar se nuk do ta kishte problem nëse do të ishin në konkurrencë në ndonjë festival ndërkombëtar ku Kosova ende nuk pranohet si pasojë e shtetit të tij serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat