U promovua libri `Bordeline`i Skender Sherifit

Kultura

U promovua libri `Bordeline`i Skender Sherifit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 13:42

Në Teatrin e Akademisë së Arteve në Tiranë, është promovuar libri me poezi dhe prozë në frëngjisht me titull: “Bordeline”, i poetit të njohur frankofon me prejardhje shqiptare, Skënder Sherifi i cili jeton dhe vepron në Bruksel.
Librin autori e kishte shkruar në kohën e adoleshencës e të rinisë së tij të hershme, rreth viteve : shtatëdhjetë - shtatëdhjetë e gjashtë, kur ishte jo më shumë se 22 vjeç
Skënder Sherifi, është një poet i njohur në Evropën frankofone, sidomos ai u bë i njohur me librin e tij të titulluar “LOVE”, botuar më 2008, libër ky i cili u mirëprit mjaft mirë nga kritika frankofone dhe si i tillë sipas gazetarëve të seksioneve të kulturës së shtypit belg, radhitet ndër 10 librat më të mirë të shkruar e të botuar në gjuhë frënge për atë vit. Skënder Sherifi gjithashtu, është përfshirë dhe në Enciklopedinë franceze “ LAROUSSE” në mesin e 28 shkrimtarëve të njohur shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat