Vepra e Jupollit në Nju Jork

Kultura

Vepra e Jupollit në Nju Jork

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:46

Festivali sjell muzikën elektroakustike dhe videoklipet nga ky zhanër, në disa ditë ku përfshihen tetë kanale të ndryshme muzikore, muzikë live, video e audio instalacione. Edicionet e kaluara të festivalit u mbajën në vitin 2009, 2010 dhe 2013.
Veprën e ka kompozuar në dhjetor të vitit të kaluar. “Ghosts of Saint Malo Vvals” është një nga krijimet e tij, nga të shumtat të cilat ai i ka bërë viteve të fundit e me të cilat ka marrë pjesë në koncerte të rëndësishme brenda Kosovës por edhe nëpër shtete të tjera evropiane.
Artisti e muzikanti Liburn Jupolli nga Prishtina kështu është përzgjedhur edhe për festivalin e muzikës elektroakustine në Nju Jork të Amerikës. Festivali i cili mbahet nga 2-8 qershor sjell një repertor të këtij zhanri nga artistë nga e mbarë bota.
Vepra e Jupollit do të ipet në ditën e fundit të festivalit, me 8 qershor, në Abrons Arts Center aty ku ndodhin shumica e performancave të sivjetshme.
Festivali sjell muzikën elektroakustike dhe videoklipet nga ky zhanër, në disa ditë ku përfshihen tetë kanale të ndryshme muzikore, muzikë live, video e audio instalacione. Edicionet e kaluara të festivalit u mbajën në vitin 2009, 2010 dhe 2013.
Artisti, i cili njihet edhe si pianist dhe zbulues i një instrumenti kohë më pare, në vitin 2011-të dhe 2013-të ka marrë pjesë në Bienalen e Artistëve të Mesdheut në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat