Sot 125 vjetori i lindjes së Charlie Chaplin

Kultura

Sot 125 vjetori i lindjes së Charlie Chaplin

Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:01

Charlie Chaplin ka lindur më 16 prill 1889 në Londër dhe vdiq më 25 dhjetor 1977 në Zvicër. Ishte regjisor, aktor dhe komedian anglez.
"Ai nuk ishte një yll Hollywood-i", thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, "sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzsitonte".

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha - karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh „Fëmija“ (1921) „endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat