E ardhmja e dramës shqipe

Kultura

E ardhmja e dramës shqipe

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:40

“Takimi mbarëkombëtar për dramaturgjinë shqipe” ka nisur të zhvillohet në Tiranë, ku janë thirrur për të diskutuar mbi çështjet e dramës shqiptare dramaturgë, regjisorë, kritikë arti dhe aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
Me gjithë indiferencën e një pjese të profesionistëve të fushës, një nismë e mirë - siç e cilësoi ministrja e Kulturës Kumbaro.
“Besoj se kjo është një nismë shumë e mirë, pikërisht për të startuar këto lloj tubimesh rreth një problemi, rreth një ideje. Jemi këtu për të folur pro dhe kundër, sepse kjo është e bukura e një debati, sepse nëse do të flasim të gjithë me të njëjtin zë, bota do të ishte shumë e shëmtuar dhe kultura nuk do të ishte kulturë”, u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Unë jam i gëzuar që jemi këtu dhe shpresoj që të jetë një takim, nga i cili të nxjerrim ide dhe, për një moment të vetëm, të harrojmë ato inatet që kemi me njëri-tjetrin dhe të na shpërbejë ky takim për të ndërtuar strategji, për të hedhur ide”, deklaroi Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, raporton top channel.
Gjatë dy ditëve të takimit, tre shtyllat kryesore të diskutimit do të jenë: problemet me të cilat ndeshen autorët e dramaturgjisë shqipe; teatri dhe drama shqipe, ku do të shtjellohet dhe projekt-ideja për ngritjen e laboratorit të dramës shqipe, praktikë që mundëson dramaturgët të shkruajnë veprat e tyre në konsultë me aktorët; dhe dramaturgjia shqipe në raport me shoqërinë.
Konkluzionet e këtij takimi do të bëhen të ditura ditën e enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat