Kosovo Youth Orchestra me turne nëpër Kosovë

Kultura

Kosovo Youth Orchestra me turne nëpër Kosovë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:34

Sot ka nis performanca e muzicientëve të rinj “Kosovo Youth Orchestra”,të cilët në bashkëpunim me muzicientë zviceran do të performojnë në vende të ndryshme të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur, Hajrulla Syla për KultPlus, i cili ka thënë se këto koncerte janë vazhdë e turneve të mëparshme, të cilat synim kanë pasur dhe kanë interaktivitetin në mes të muzicientëve të rinj nga Zvicra dhe atyre Kosovar. “Në këtë Turne, do të interpretohen veprat nga kompozitorët më të mëdhenj të klasikes botërore dhe shqipëtare si: L.v.Beethoven, J.Brahms, K.Jenkis, R.Mulliqi, etj.

Sipas tij, madhështia e këtyre koncerteve që do të fillojnë ditën e parë të javës së ardhshme koincidon me faktin që, bashkon muzicientë të rinj të të dy vendeve të cilët me profesionalizmin e tyre të një zhanri muzikor i cili kërkon disiplinë të madhe, arrijnë të interpretojnë vepra më të vështira të atyre kompozitorëve gjigant.
Sipas Hajrullahut veçantia e këtij edicioni do të jetë bashkëpunimi me koret nga shkollat e mesme të muzikës në Kosovë, ku në koncertin final të gjitha këto kore do bashkohen në një trupë e cila do arrijë në mbi 100 persona.

Turneu i këtij viti i cili do të nisë të mërkurën më 16 prill do të nisë në qytetin e Gjilanit duke vazhduar në qytete e tjera si Mitrovicë dhe Prishtinë. “Për realizimin e turneut të sivjetmë, një meritë e madhe i takon udhëheqësve: Lukas Greiner nga Bazeli dhe Kushtrim Gashit nga Kosova. Ndërkaq, turneu i sivjetmë do te përmbyllet të dielën më datën 20 prill në Prishtinë.
Vlen të theksohet se në shtator të këtij viti do të organizohet turneu i radhës që si qendër ka Bazelin, ku 20 instrumentistë dhe 20 koristë do të përzgjidhen që ti bashkohen Orkestrës të rinjve nga Bazeli”, ka thënë Syla.

Vendet ku kjo Orkestër ka performuar janë: Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Istogu, Bajram Curri, Puka, Prishtina dhe së fundmi Italia. tha Syla.
Kosovo Youth Orchestra apo Orkestri i të Rinjëve të Kosovës është një orkestër e përbërë nga muzicientë të rijnë të shkollave të mesme por edhe prej atyre që studiojnë për muzikë. Orkestra e të rinjve të Kosovës është themeluar në vitin 2009 dhe që nga themelimi i saj KYO ka pasur një hov të zhvillimit të saj, duke përfshirë shumë koncerte të suksesshme. Nga themelimi i saj e gjerë në vitin 2013 Orkestra e të rinjve të Kosovës ka pasur në agjendën e saj 50 koncerte të realizuara.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat