Kalendari i përbashkët kulturor bashkon dramaturgët shqiptarë

Kultura

Kalendari i përbashkët kulturor bashkon dramaturgët shqiptarë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:28

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, i cili u nënshkrua më 13 shkurt 2014 mes Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në datat 15 dhe 16 Prill, 2014 Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizon “Takimin Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe", me pjesëmarrjen e dramaturgëve, regjisorëve dhe kritikëve të artit skenik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Në qendër të takimit do të jetë diskutimi mbi dramaturgjinë shqipe dhe problemet me të cilat ndeshen autorët. Dilemat dhe problemet që janë evidentuar në shkrimin e veprave teatrore nga autorët shqiptarë; ka dramaturgji të mirë shqipe, apo dramat shqipe nuk vlerësohen ashtu si e meritojnë? Takimi do të përqëndrohet në disa tema të rëndësishme si: Dramaturgjia shqipe dhe temat e rëndësishme të historisë dhe të aktualitetit, Teknika e shkrimit dhe dega e dramaturgjisë, Teatri dhe drama shqipe, Projekt ide “Laboratori i Dramës Shqipe”, Dramaturgjia shqipe dhe shoqëria, Kritika dhe Drama Shqipe. Takimi do të nisë ditën e martë, 15 Prill ora 16:30- 21:00 dhe ditën e mërkurë 16 Prill ora 9:00-13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat