Marquez në “gjendje të brishtë” shëndetësore

Kultura

Marquez në “gjendje të brishtë” shëndetësore

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:14

Shkrimtari kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, është në gjendje "shumë të brishtë" shëndetësore dhe me rrezik të komplikimeve.

Deklarata e familjes vjen një javë pasi laureati i Çmimit Nobel është lëshuar nga spitali në Meksiko Siti, për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Është thënë se Marquez vuan nga infeskioni në mushkëri dhe traktati urinar.

Familja nuk ka përmendur një raport të gazetës meksikane El Universal, se Marquez vuan nga kanceri në mushkëri.

Marquez, 87 vjeç, është i njohur botërisht me kryeveprën “100 vjet vetmi”.

Novela e vitit 1967 është shitur në më shumë se 30 milionë kopje në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat