Letërsia digjitale në debat

Kultura

Letërsia digjitale në debat

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:22

Poezia, proza, eseja e shkrimi në përgjithësi duket se nuk i ka shpëtuar digjitalizimit. Leximi i librave online e shpesh edhe postimi i poezive e veprave të ndryshme në profile e rrjete sociale mund të ketë efektet e mira e të kundërta në përparimin e literaturës e letërsisë botërore.
E për këtë dhe avancimin e internetit në raport me letërsinë, me 17 prill me fillim prej orës 17:00 në Qendrën Multimedia në kryeqytet vjen një panel diskutimi me dyshen Nikola Richter dhe Albatros Rexhaj.
Debati sjell mënyrat e reja për të prodhuar, shpërndarë dhe konsumuar kulturën.
Nikola Richter, themeluesja e shtëpisë botuese digjitale gjermane “mikrotext”, e cila aktualisht është në Prishtinë në rezidencën e Qendrës Multimedia, do të japë një prezantim për e-publikimet (e-publishing) duke shikuar gjithashtu mbi skenën digjitale dhe letrare të botuesve gjermanë dhe do të diskutojë me Albatros Rexhajn nga Filozofia Urbane mbi sfidat dhe të vënit e teksteve online. Ajo gjithashtu do të japë shembuj të formave të reja të shkrimit, që mund të zhvillohet vetëm në ueb, shkrimit në Facebook, twitter-aturës dhe bot letërsisë.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat