Haradinaj: Diplomacia kulturore po lihet anash

Kultura

Haradinaj: Diplomacia kulturore po lihet anash

Më: 9 prill 2014 Në ora: 15:03

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Rashum Haradinaj ka marrë pjesë në tryezën “Diplomacia Kulturore, ku është Kosova?”, e organizuar nga Departamenti për Kulturë dhe Sport i AAK-së.

Kryetari i AAK-ës, Haradina ka thënë se popujt që janë në gjendje si ne, në gjendje të vështirë ekonomike, kanë shumë brenga dhe shumë shqetësime, gati se harrojnë se jeta zhvillohet edhe në shumë dimensione, si në atë shpirtëror e kulturor. Ndryshe thënë, peshën e asaj që njihet si kulturë e një shoqërie, efektet që arrihen përmes kulturës, e deri te diplomacia kulturore i lëmë pas dore, pra harrohet jeta kulturore.
“Për ne, është tepër e rëndë të sillemi në këtë menyrë, e të mos e kuptojmë se diplomacia kulturore mundet me i dhënë Kosovës ndihmesë të madhe në një teren të vetin që e ka, jo vetëm të zhvillimit të brendshëm e të përballimit me të gjitha sfidat, por edhe të pjesëmarrjes së Kosovës në familjen e vendeve, në familjen e kulturave dhe në familjen e të barabartëve.

Ne kemi shumëçka që mundemi me i kontribu, pra me e pasuru familjen e të barabartëve, me traditën dhe kulturën tonë e cila është e lashtë, e çmuar jo vetëm prej neve, por që ka nevojë për ndihmën tonë.
Shpreha gatishmërinë që të jem mik dhe dashamirës i vazhdueshëm i zhvillimit të kulturës në vend nga njerëzit e kulturës, por poashtu kontribut duhet të japin edhe mekanizmat e tjerë që i ka shoqëria, shteti, të gjithë duhet të jenë në shërbim, që kultura jonë të depërtojë sa me larg dhe të bëhemi pjesë e familjës së të barabartëve, d.m.th kulturës në përgjithësi. Kultura duhet ta ndihmojë Kosovën që të zhvillohet barabartë me vendet tjera
Pra, diplomacia kulturore është një aspekt i rëndësishëm dhe duhet t’ia kushtojmë kujdesin e duhur në të ardhmën”, ka thënë Hardinaj. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat