OSBE me raport mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Kultura

OSBE me raport mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:22

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë një raport për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë gjatë një konference që do të mbahet sot në Prishtinë.

Raporti vlerëson përputhshmërinë e kornizës ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe nivelin e zbatimit të kësaj kornize.

Raporti po ashtu përfshin rekomandime për institucionet e Kosovës se si t’i adresojnë mangësitë e identifikuara.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe Zëvendës Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjergj Dedaj, do të flasin në konferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat