Libër biografik për Vaçen

Kultura

Libër biografik për Vaçen

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:29

Shtëpia botuese “Saras” do të hedhë së shpejti në treg librin “E papërsëritshmja Vaçe”, shkruar nga mikesha e saj Violeta Librazhdi-Kadzadej. Libri është një biografi e mbushur me kujtime dhe detaje nga jeta e një këngëtareje të jashtëzakonshme.
Mbretëresha e muzikës shqiptare, Vaçe Zela sot do të mbushte 75 vjeç. Shtëpia botuese “Saras” do të botojë librin e mikeshës së saj, Violeta Librazhdi-Kadzadej, “E papërsëritshmja Vaçe”.
Sot, ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela do të ishte 75 vjeçe. Ndarja nga jeta e artistes më 6 shkurt të këtij viti, ishte një humbje e madhe për kulturën shqiptare. Vaçe Zela nuk ishte vetëm këngëtarja e madhe, por dhe historia e një gjysmëshekulli e muzikës sonë të lehtë. Shtëpia botuese “Saras” do të hedhë së shpejti në treg librin “E papërsëritshmja Vaçe”, shkruar nga mikesha e saj Violeta Librazhdi-Kadzadej. Libri është një biografi e mbushur me kujtime dhe detaje nga jeta e një këngëtareje të jashtëzakonshme. Ky libër e bën më të plotë dimensionin njerëzor të një artisteje që të rrëmbente me zërin e saj.
Vaçe Zela ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë. Vaçe Zela ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. Zërin e saj e dëgjon te filmi “Në shtëpinë tonë”. Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi titullin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Ajo ishte gruaja e parë shqiptare e nderuar sa ishte gjallë me titullin “Nderi i Kombit”. Gjithashtu mban edhe titullin “Artiste e Popullit”. Materialet muzikore që Vaçe Zela interpretoi gjatë gjithë krijimtarisë në Radio Tirana, me rastin e 70-vjetorit të lindjes iu regjistruan në CD-në “Larg dhe pranë njerëzve”.
Numërohen rreth 55 këngë që prej fillimit të karrierës në vitet ’60 e deri në festivalin e fundit në RTSH.
Përfundimisht u largua nga skena në vitin 1990. Më poshtë po botojmë disa pjesë nga libri në proces i shtëpisë botuese “Saras”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat