Përfundon turi katërditor, “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”

Kultura

Përfundon turi katërditor, “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”

Më: 6 prill 2014 Në ora: 08:52

Ka përfunduar turi katërditor, ‘Shkrimtarët lobojnë për Kosovën’ i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve ‘Teuta’, të cilët me aktivitete të ndryshme kulturore në Bukuresht përçuan mesazhin e popullit të Kosovës për njohjen e shtetit të tyre nga Rumania.
Me aktivitete të ndryshme kulturore, në Bukuresht të Rumanisë ka përfunduar turi katërditor i “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën” i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”.
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” nëpërmjet takimeve me institucione dhe figura me ndikim në këtë shtet, përçoi mesazhin e qartë që Kosova pas një rrugëtimi të gjatë dhe të përgjakshëm është e pavarur dhe njohja e vullnetit të popullit shumicë të Kosovës nga shteti rumun do t´i kontribuonte përforcimit të urave të vjetra me këtë shtet, nga gjiri i të cilit dolën rilindësit më të shquar të historisë kombëtare shqiptare.
Adresa e parë e „Teutes“, themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, ishte Lidhja e Shkrimtarëve të Rumanisë ku në bashkëpunim më Bashkësinë Kulturore të Rumanisë dhe nën përkujdesjen e ambasadës së Shqipërisë në Rumani, u mbajt një takim letrar ku u tha se kultura është ambasadori më i mirë i një populli, se është shpirti i shkrimtarit ai që nuk njeh barriera dhe hap shtigje dhe se vetëm nëpërmjet njohjes së njëri- tjetrit mundemi edhe ta pranojmë njëri tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat