Deputetët politizuan zgjedhjen e Ombudspersonit

Kultura

Deputetët politizuan zgjedhjen e Ombudspersonit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 12:04

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në dy seanca nuk kanë mundur të zgjedhin njërin nga tre kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit. Tre kandidatët që ishin në garë për këtë pozitë nuk kanë mundur të marrin 61 vota në mënyrë që të fitojnë këtë pozitë me mandat pesëvjeçar.
Shoqëria civile ka vlerësuar se mos zgjedhja e Avokatit të Popullit ka të bëjë kryekëput me politizim të çështjes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Driton Selmanaj nga KDI ka thënë për KosovaPress se përveç politizimit të Avokatit të Popullit, deputetët kanë bërë edhe një varg shkeljesh të procedurave ligjore.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës është dashur që të shkoi në votim edhe me një kandidat të vetëm e që në këtë rast i bie Hilmi Jashari, i cili nëse nuk do të merrte 61 vota, atëherë të rishpallej konkursi për Avokat të Popullit.
Për Avokatin aktual të Popullit Sami Kurteshi, mandati i të cilit përfundon në fillim të qershorit, dështimi i dy seancave në Kuvend për t`u zgjedhur Avokati i Popullit dëshmon se në vend ka një jo stabilitet institucional.

Ai ka thënë për KosovaPress se ata e njoftuan Kuvendin me kohë për përfundimi n e mandatit të Avokatit të Popullit, gjashtë muaj më herët.

Kurteshi është i bindur që zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk ka asnjë mundësi që të kryhet brenda këtij mandati legjislativ të Kuvendit të Kosovës por që sipas tij gjasat janë që ky proces të kryhet pas formimit të institucioneve të reja që dalin si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme.

E deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhë te opozitës kanë akuzuar partin në pushtet dhe deputetët e saj se nuk kanë vullnet që ky proces të kryhet.

Burim Ramadani nga AAK-ja ka thënë për KosovaPress se mos zgjedhja e Avokatit të popullit dëshmon më së miri se Kuvendi duhet të shpërbëhet.

Deputeti i LDK-së, ArmendZemaj ka thënë për KosovaPress se tashmë në Kosovë ka një tendencë që secili institucion të politizohet.
Edhe ai ka akuzuar shumicën si fajtore për dështimin e dy herëve për mos zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë për KosovaPress se dështimi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nuk ka të bëjë me politizim të procesit e as me ndonjë shkelje të rregulloreve, por që sipas tij, kandidatët nuk kanë mundur t`i bindin deputetët e

Mandati i Avokatit të Popullit është pes ë vjeçar dhe se ky institucion nuk ka mandat ekzekutiv, por vetëm rekomandues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat