Edhe Prizreni në EFA Young Audience Award 2014

Kultura

Edhe Prizreni në EFA Young Audience Award 2014

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:29

Për herë të parë Kosova bëhet pjesë e Çmimit “EFA Young Audience Award 2014”, e cila është një iniciativë e Akademisë Evropiane të Filmit ku juritë e përbëra nga 17 qytete të Evropës përzgjedhin filmin më të mirë për të rinj.

Filmat janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Margret Albers, Deutsche Kindermedienstiftung Goldener Spatz (Gjermani), Michal Matus, Tel Aviv International Children’s Film Festival (Izrael), Jan Naszewski, New Europe Film Sales (Poloni) dhe Eszter Vuojala, Oulu International Children’s Film Festival (Finlandë).

“THE CONTEST” nga Martin Miehe-Renard, “REGRET!” nga Dave Schram dhe “WINDSTORM” nga Katja von Garnier janë filmat e nominiar për EFA Young Audience Award 2014 sivjet.
Më 4 maj 2014, tre filmat e nominuar do të shfaqen para audiencave të 17 qyteteve evropiane. Ndër këto qytete për herë të parë është përfshirë edhe Prizreni, ku do të mblidhen afërsisht 80 të rinj nga tre shkolla të mesme të Prizrenit të cilët do të shikojnë filmat, të votojnë dhe në fund të ditës do të lidhen në video konferencë të drejtpërdrejtë me qytetin Erfurt në Gjermani, ku ndodhë ceremonia e ndarjes së çmimit Young Audience Award. Regjisorët kosovarë Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi dhe Ariel Shaban do t’i shikojnë filmat së bashku me të rinjtë dhe do t’i udhëzojnë ata në vlerësimin e filmave.

Festivali DokuFest është njëri ndër partnerët e këtij edicioni të tretë të EFA Young Awards të organizuar nga Akademia e Filmit Evropian. Në qershor të vitit 2013, Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari u bë pjesëtar i Akademisë Evropiane të Filmit. Si pjesëtar, Nurkollari prezantoi programin e filmave SHORT MATTERS! në Dokufest 2013, votoi për filma për Çmimet Evropiane të Filmit dhe filloi bashkëpunimin për prezantimin e EFA Young Awards për herë të parë në Prizren dhe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat