Shqipëria nikoqire e 60 profesionistëve të muzeve rajonalë

Kultura

Shqipëria nikoqire e 60 profesionistëve të muzeve rajonalë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:21

Konferenca me titull “Meet See Do” (Njihuni, Shihni, Veproni) do të jetë një mundësi e mirë për të përmirësuar statusin e muzeve si dhe për tu paraqitur të paraqitur projektpropozime për financim nga përfaqësuesit e muzeve. Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe shpallja e Rrjetit Ballkanik të Muzeve të saporegjistruar, një platfomë jozyrtare e mbi 20 muzeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që ekziston që prej vitit 2006.

Mbi 60 profesionistë të muzeve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), do të kenë mundësi të diskutojnë, të këmbejnë mendime dhe të mësojnë për mundësitë e përmirësimit të kushteve të vështira me të cilat përballet çdo ditë muzeu.
E organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe nga Rrjeti Ballkanik i Muzeve, Konferenca e Dytë Vjetore e Muzeve “Meet See Do”, do të mbahet nga data 08-10 prill.

Koordinatorja rajonale e muzeve në kuadër të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, Aida Vezic ka bërë të ditur se konferenca “Meet See Do” u drejtohet muzeve dhe profesionistëve të trashëgimisë së Ballkanit Perëndimor, që ndajnë vlerat dhe vizionin e Rrjetit Ballkanik të Muzeve: promovimin e muzeve, si institucione të mësuarit, zbulimit, frymëzimit dhe si faktorë të ndryshimeve shoqërore, që i përkasin shoqërisë dhe ruhen prej saj, të hapur për këdo dhe për të mirën e të gjithëve.

”Ajo po ndjek dhe parimet e përgjithshme të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, që punon për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të prekur nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë natyrore, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jetike për ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut” ka vlerësuar Vezic.

Konferenca do të hapet në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Gjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime dhe të marrin pjesë në seminare të drejtuara prej asistentëve të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, Britaninë e Madhe dhe Suedi.

Konferenca do të konkludojë me krijimin e partneriteteve të reja dhe me ide për projekte, që mund të paraqiten për financim. Ka disa grante në dispozicion të muzeve (deri në 4,000 €, si dhe një çmim të veçantë për projekte ndërkufitare, deri në 7000 €).

Rrjeti i Muzeve Ballkanikë dhe Konferenca “Meet See Do” mbështeten nga Qeveria Suedeze dhe Fondacioni “Stavros Niarchos”. Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës, si anëtar i Rrjetit të Muzeve Ballkanikë, është partner zbatues i konferencës. Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe shpallja e Rrjetit Ballkanik të Muzeve të saporegjistruar, një platfomë jozyrtare e mbi 20 muzeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që ekziston që prej vitit 2006.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat