Të martën, në Shkup hapet panairi ndërkombëtar i librit

Kultura

Të martën, në Shkup hapet panairi ndërkombëtar i librit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:55

Në Panairin Ndërkombëtar të Librit i cili do të mbahet nga data 8 deri më 14 prill në Arenën e Metropolit në Panairin e Shkupit, do të marrin pjesë mbi 70 botues.
Motoja e sivjetme është “Panairi i librit - panari për dashurinë ndaj fjalës së shkruar".
Në stendat me çmime të panairit do të shiten libra nga botimet më të reja në Maqedoni dhe botime të përkthyera, të zhanreve të ndryshme si beletristikë, literaturë shkencore, enciklopedi dhe fjalorë, libra për fëmijë, etj.
Organizatorët e Panairit të Shkupit dhe Shoqatat e botuesve dhe librarive të Maqedonisë kanë paralajmëruar pjesëmarrje të botuesve edhe nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Italia, Suedia dhe Hungaria.
Gjatë shtatë ditëve sa mbahet panairi, do të ketë promovime dhe lexime të përditshme në Qendrën promovuese të galerisë në arenën Metropolis.
Më 12 prill, Shoqatat e botuesve dhe librarive të Maqedonisë do t'i ndajë edhe çmimet tradicionale për botimin më të mirë midis dy panaireve, librin më të shitur në panair dhe çmimin për bibliotekarin më të mirë të vitit në Maqedoni.
Gjatë panarit do të organizohet edhe fushata e "Facebook"-ut me temë "Dërgo mesazh dashurie lidhur me librin dhe fjalën e shkurar në Facebook në Panairin e Shkupit dhe fito libër!”
Organizatorët presin vizitueshmëri të madhe duke marrë parasysh çmimin simbolik të hyrjes prej 30 dhe 20 denarësh për vizita në grupe. Me rreth 40.000 vizitorë, Panairi i Librit renditet i dyti sipas atraktivitetit si manifestim panairi, pas Panairit të mobiljeve, i cili është më i vizituari.
Panairi i librit do të jetë i hapur nga ora 10 deri në orën 20.
Solemnisht do të hapet të hënën në orën 19:000 nga ministria e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat