Me “selfie” edhe Ismail Qemaili, Sami Frashëri e Bajram Curri

Kultura

Me “selfie” edhe Ismail Qemaili, Sami Frashëri e Bajram Curri

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:52

Së fundmi, “selfie” po bëhet sensacioni i botës virtuale. Një ndër fjalët e reja të fjalorit anglez dhe ndër më të përdorurat në vitin që lamë pas, “selfie” ka gjetur mishërimin edhe në kreativitetin e kosovarëve.

Kompania kreative SIMS nga kryeqyteti, duke marrë për bazë “selfie” dhe fotografitë e bëra vetes, ka bërë kështu disa manipulime me foto të vjetra të personaliteteve të shquara shqiptare, foto këto të cilave iu është shtuar teknologjia e fundit, sikur të ekzistonte një “selfie” edhe në atë kohë.

Isa Boletini, Bajram Curri e Sami Frashëri janë figurat e përfshira në këtë manipulim të lezetshëm.

Përfaqësuesi i SIMS, Shpat Komoni, i kontaktuar nga KultPlus thotë se ideja për të bërë një gjë të tillë ka ardhur vetëm nga kureshtja për t’i parë se si do të dukeshin këta njerëz sikur të jetonin në kohën e politikanëve tanë.

“Ato janë foto të vjetra bardh e zi. Jemi munduar që të paraqesim kohën e atëhershme duke e krahasuar me trendin e kohës së tanishme, në këtë mënyrë kemi dashur që t’i shohim edhe personat me ndikim në Shqipëri në kohët më të hershme t’i shohim me nga një “selfie” siç edhe po ndodh tani me politikanët tanë” tha për Kultplus Komoni, duke thënë se ky konvertim mes modernes e tradicionales shqiptare nuk ishte i vështirë.

Në fotot e realizuara vjen Sami Frashëri me Iphone në dorë dhe afër gruas së tij, Ismail Qemali si mysafir në Libofshë i fotografuar me një Samsung e Bajram Curri duke bërë “selfie” me Iphone. Kompania në fjalë merret me dizajnimin dhe me ide të ndryshme kreative të botës së artit në përgjithësi.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat