"Stand Up - komedia", së shpejti nga Stupcat

Kultura

"Stand Up - komedia", së shpejti nga Stupcat

Më: 4 prill 2014 Në ora: 01:30

Producenti ekzekutiv i grupit humoristik, Stupcat, Agron Sokoli, ka konfirmuar se shumë shpejt do të publikohet projekti i ri në bashkëpunim me DigitAlb.
Sokoli i cili është një prej themeluesve të Stupcave dhe tani vazhdon të jetë producent ekzekutiv, ka zbuluar për Rahoveci24 se shumë shpejt do të vijë projekti i ri.

"Kemi disa plane për të ardhmen, Stupcat shumë shpejt do të vijnë me shumë të reja dhe ekskluzivisht për Rahoveci24 dua të zbuloj se në radhë të parë është projekti që jemi duke punuar me DigitAlb, "Stand Up komedia" të cilën e aktron Vedat Bajrami dhe besoj fuqishëm se kjo do të jetë Stand-up komedia më e mirë mbarë-shqiptare duke iu referuar talentit, profesionalizmit dhe energjisë së palodhshme".

"Shumë shpejt do të jetë premiera në Prishtinë", theksoi Sokoli për Rahoveci24.

Producenti Sokoli shtoi se do të vazhdojnë edhe projektet e telefilmave, ashtu sikurse edhe një bashkëpunim i madh me Portokalli në Top Channel me regjisor Altin Bashën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat