Garcia Marquez shtrohet në spital

Kultura

Garcia Marquez shtrohet në spital

Më: 4 prill 2014 Në ora: 00:23

Shkrimtari i madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez është shtruar në spitalin e Qytetit të Meksikos, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas raportimeve të mediave latine, shkrimtari 87-vjeçar është prekur nga një pneumoni dhe është ndjerë keq papritur, duke detyruar njerëzit e afërt që ta çojnë në spital.

I mirënjohur për librin “100 vjet vetmi”, Marquez përshëndeti për herë të fundit shtypin dhe admiruesit e tij më 6 mars, kur mbushi 87 vjeç, tre ditë para vdekjes së vëllait të tij Gustavo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat